Tashmë kanë mbetur më pak se 24 orë që Kuvendi i Kosovës të votojë projektligjet për formimin e Ushtrisë.
Në këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë një vizite në kazermën “Adem Jashari” ka thënë se Forca e Sigurisë de facto ka qenë gjithmonë Ushtria e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
“Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë. Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë” ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, transmeton Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Si Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në prag të transformimit në ushtri të rregullt, i vizitova ushtarët në kazermën “Adem Jashari”.
Rrugëtimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës simbolizon ecjen dhe zhvillimin e shtetit tonë. Një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të qytetarëve të të gjitha komuniteteve në vendin tonë.
Për qytetarët dhe institucionet, Forca e Sigurisë de fakto ka qenë gjithmonë Ushtria e Kosovës.
Por, nga ky muaj, me mandatin e ri, vajzat dhe djemtë tanë, me dinjitet e krenari edhe do ta mbrojnë Republikën e Kosovës, duke kontribuar gjithnjë në ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Sot, nesër dhe përgjithmonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ushtarët tanë, i tërë populli ynë do t’i shikojë me respekt, me nderim dhe krenari. HTH/GazetaAlo/