Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Sipas Bekës, eksplozivi ende nuk është deaktivizuar.
“Eksplozivi i gjetur në rrugën që të qon drejt Gazimestanit ende nuk është ç’aktivizuar. Njësitet e nevojshme po punojnë në rast”, tha Beka.