Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka renditur tri arsye pse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të thërrasë menjëherë partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen menjëherë dhe se çdo vonesë e këtij procesi do ta dëmtonte shtetin e Kosovës.
Sipas tij, kalimi i AKR-së te PAN-i, largimi i deputetëve të VV-së në PSD dhe votimi i buxhetit nga ta, shpallja antikushtetuese e ligjit për dialogun dhe deklarimet e subjekteve për zgjedhje, janë të mjaftueshme që Kuvendi të shpërndahet menjëherë.
Postimi i tij i plotë:
Zgjedhje? Po. Kur? Menjëherë.
Tri arsye pse Presidenti duhet t’i thërrasë partitë politike për datën e zgjedhjeve pa patur nevojë ta rilexojë nenin 95, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
Në këto rrethana, duhet shpërndarë Kuvendi. Kjo qeveri që kishim s’rrinte dot në këmbë. Ky Kuvend që kemi s’mund të mëkëmbë qeveri. Efektivisht, neni 82, pika 2, i rrin situatës së krijuar. Çfarëdo që bën Presidenti e kjo nuk është për datë të zgjedhjeve të reja vetëm sa e zvarrit procesin duke e dëmtuar shtetin e Kosovës dhe interesin e qytetarëve.