Kampioni i Kosovës Feronikeli ndeshjen e parë në kuadër të Europa Ligës do ta luaj në udhëtim te Slovan Bratisllava me 24 korrik, nga ora 18:00, shkruan Gazeta Alo.
Para kësaj sfide tejet të rëndësishme në një prononcim për Gazetën Alo, ka folur bomberi i Feronikelit, Kastriot Rexha.
Rexha këtë përballje e ka cilësuar si tejet të vëahtirë për Kampionët e Kosovës.
“Është një ndeshje e vështirë me një kundërshtar shumë të fort. Do të jetë e vështir por ne nuk do të dorēzohemi edhe pse kundërshtari është në një nivel tjetër”, ka deklaruar Kastriot Rexha.
Slovan Bratislava – Feronikeli do të luhet të mërkurën nga ora 18:00.