Sot para dite në Kosovë ka qenë mot me diell dhe me temperatura të larta. Mirëpo pasdite këto temperatura kanë lëvizur dhe ka pasur zhvillime të vranësirave lokale, transmeton Gazeta Metro.
Në Mitrovicë pasdite ka filluar rrebesh i shiut i cili është përcjellë edhe me breshër.
Është njoftuar edhe nga ‘Prishtina weather’ se edhe në pjesë tjera të Kosovës do të ketë reshje lokale dhe bubullimë.
Temperaturat gjatë pjesës së mbetur të ditës do të lëvizin në mes 30 dhe 29 gradë, ndërsa në mbrëmje ato zbresin në 20 gradë.
Më poshtë keni pamjet nga shiu që ka rënë sot në Mitrovicë.