Leonora Jakupi ka disa fjalë për Ramush Haradinajn para nisjes për në Hagë.
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, sot udhëton për në Hagë ku do të intervistohet nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja Leonora Jakupi kishte disa fjalë për Haradinajn, të cilit i dëshiroi rrugë të mbarë si dhe shtoi që gjithmonë kthehet faqebardhë.
“Rruga e mbate te qofte Ty qe dhe shume per Kosoven! Ti gjithmone kthehesh faqebardhe!”, janë fjalët e Leonorës.
Kujtojmë se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj do të intervistohet nga prokurorët e Speciales në cilësinë e të dyshuarit.