Fjalë Kyçe

Banorët e një lagje në Prishtinë me cisterna furnizohen me ujë

Banorët e një lagje në Prishtinë me cisterna furnizohen me ujë

Me cisterna furnizohen me ujë disa prej banorëve të lagjes Demë Ahmeti, në Prishtinë.

Një nga ta është edhe Izmi Gashi, i cili, ujin që ia sjell Kompania e Ujësjellësit e mban në rezervuar, raporton KTV.

Mirëpo, Gashi thotë se uji i Ujësjellësit nuk është i mjaftueshëm.

Madje, ujin që e merr nga kompania, ai nuk mund ta përdorë për pije. Ai është detyruar të hapë edhe pus, por që gjatë stinës së verës nuk ka ujë.

Mirëpo, jo e gjithë lagjja e ka këtë problem.

Para gjashtë muajsh, pjesa e poshtme e lagjes Demë Ahmeti është pajisur me një pompë që banorët i furnizon me ujë.

Por, sipas banorëve, ende ka reduktime.

Çdo javë, rreth 18 shtëpi të kësaj lagjeje furnizohen me ujë për nevojat e tyre.

Nga Kompania Rajonale Ujësjellësi, thonë që gjatë ditës, cisternat kanë shkuar në lagjen Taslixhe 3 dhe te Vreshtat, për t’i furnizuar me ujë banorët të cilët, për tre ditë me radhë nuk kishin ujë.

Më tutje, ata kanë shtuar se çdo gjë është rregulluar.

E lagjja Demë Ahmeti, nuk e ka vetëm këtë problem. Kjo lagje ka mungesë të kanalizimit, e as rruga aty nuk është e asfaltuar.