Mbrëmë në orët e vona President i Serbisë ka mbledhur institucionet e sigurisë së Serbisë të cilët e kanë informuar mbi çështjen e Kosovës dhe gatishmërinë e regjimentit të tretë dhe katërt në kufijtë e Kosovës, për të zbatuar cdo urdhër, gjë që Vuçiç nuk ka përjashtuar urdhrin për ndërhyrje në Kosovë.
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin tha këtë të premte se kanë informuar Presidentin e Republikës dhe Komandën Suprem të Serbisë, Aleksander Vuçiç detajisht mbi gjendjen në Kosovë.
“Ne patëm takime mbrëmë në orët e vona të natës me Presidentin e Republikës dhe Komandën Suprem Aleksandar Vuçiç, i cili është informuar për çdo detaj, me gjithçka që po ndodh në fushën e Kosovës, jo vetëm nga përfaqësuesit e Ushtrisë Serbe, por edhe nga BIA dhe ministria e punëve të brendshme dhe të jashtme”, tha Vulin për TV Pink, transmeton Gazeta Alo.
Ai shtoi se presidenti i Serisë është “shumë i shqetësuar dhe i interesuar për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe ai do të marrë të gjitha vendimet në bazë të njohjes së drejtpërdrejtë të gjithçkaje që po ndodh në atë zonë”.
“Ne, si Ushtri, jemi gati të përmbushim çdo urdhër të komandantit tonë suprem, kjo është detyra jonë. Çfarë do vendimi që do të merret dhe vendoset nga komandanti suprem”
Ai shtoi se ai dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milan Mojsiloviç do të jenë në Zonën e Sigurisë Tokësore (përgjatë vijës administrative midis Kosovës dhe Serbisë qendrore), dhe se Vucic do të vizitojë edhe ushtarët e vendosur atje.
“Presidenti, do të vendos nëse është e nevojshme, të vizitojë njësitë tona në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në fushën e përgjegjësisë së Brigadës së tretë dhe të katërt të Ushtrisë Serbe Presidenti është në komunikim të vazhdueshëm me udhëheqjen ushtarake, por edhe me të gjithë ata që mund të japin disa informacione për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi “, shpjegoi Vulin.
Sot, Kosova ka votuar ligjet të cilat e shëndrojnë Forcën e Armatosur të Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, dhe ky alarmim serb ka ardhur për shkak të këtij vendimi./GazetaAlo