Presidenti i Kosovës në ceremoninë zyrtare të tranzicionit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se çmon unitetin e partive politike të treguar sot, dhe është dëshmi se kur e kërkon interesi shtetërore lihen mënjanë interesat partiake, shkruan Gazeta Alo.
Thaçi ka kërkuar që ky unitet I partive politike të vazhdoj edhe në muajt në vazhdim për proceset që na presin në vijim.
Thaçi më tutje ka thënë se të bashkuar jemi më të guximshëm.
Ai më këtë rast ka falënderuar UÇK-në, familjet e dëshmorëve dhe kontribut-dhënësve të tjerë, si dhe miqtë ndërkombëtarë./Gazeta Alo