Kryeparelamentari Kadri Veseli në ceremoninë e transformimit të ushtrisë së Kosovës tha se Kosova nuk po bën ushtri vetëm për vete, por për gjithë botën demokratike, për stabilitet dhe aleancë me NATO-në.
Ai më tutje uroi në mënyre të veçantë formimin e Ushtrisë se Kosovës duke e filluar me urimin ndaj kadetëve të Kosovës, duke mos lënë pa përmendur edhe Luan Hajradinajn.
Ai tha se ne jemi dëshmitar të një dite të madhe që brezat në vazhdim do ta kujtojnë me krenari.
Veseli gjithashtu shtoi se nuk duhet të harrojmë dy lëvizje të veçanta të vendit tonë, ajo e rezistencës së viteve ’90 dhe e dyta kjo e formimit te Ushtrisë së Kosovës.
Ai tha se me këtë hap ne e kemi rrugën e hapur drejt integrimit ne NATO dhe te jemi pjese e demokracive perëndimore sepse përveç vetes ky formim ushtarak do të jetë në shërbim edhe të botës. Ushtria e Kosovës do te jete edhe përfaqësim i denjë edhe për të gjitha minoritetet e vendit.
Në foto Luan Haradinaj