Klubi spanjoll, Barcelona ka kthyer sytë kah mbrojtësi i Chelseas, Andreas Christensen.
“Sport” të shtunën shkruan se ‘Blaugranat’ dëshirojnë ta blejnë mbrojtësin e Chelseas.
Gjigantët katalanas janë duke kërkuar pasuesin e Samuel Umtiti, i cili duket se ka vendosur të nis një eksperiencë të re në futbollin evropian.
Siç raportohet nga mediet iberike, tashmë krerët e Barcelonës janë duke përgatitur ofertën në adresë të Chelseas për Christensen, të cilin skuadra spanjolle synon ta blejë në muajin janar.