Ta kemi të qartë se asnjë votim në Kuvend nuk mund të shmang Kushtetutën. Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta. Ndërkaq, ekip negociator është vetëm Qeveria legjitime.
Kështu u shpreh shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, pas votimit të rezolutës për dialogun në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se Kosova nuk mund të përfaqësohet në këtë proces të rëndësishëm me, siç tha ai, “kuazi ekipe dialoguese, nga partia e shtatë apo e tetë në Kuvend dhe nga ata që kanë mandate të huaja”.
“LDK do ta mbrojë interesin e Kosovës. Nuk ka proces në Kosovë që mund të zhvillohet pa LDK-në, partinë me mbështetjen më të madhe në vend. Të mos mashtrohet askush”, ka përfunduar Hoti.