Pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës, lajmi tjetër më i rëndësishëm është votimi i rezolutës dhe krijimi i një grupi për dialog me Serbinë nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot në një konferencë për media, transmeton Gazeta Alo.
Ai gjithashtu ka thënë se ajo çka do të bisedohet në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës nuk do ta ndryshoj aspak procesin. Sipas Thaçit, ky është një proces i pakthyeshëm dhe Ushtria e Kosovës vetëm sa do të forcohet edhe më tutje deri në një bashkëpunim të plotë me NATO-në.
Ndërsa, sa i përket çështjes së dialogut, Thaçi ka shtuar se dialogu me Serbinë tani po hyn në fazën finale dhe do të jetë përfundimtar, ku do të përfundojë me njohjen reciproke, shfuqizimin e rezolutës 1244, dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB./GazetaAlo