Pas presioneve psikike dhe përzënies së bashkëshortes nga shtëpia e tij, një mashkull i nacionalitetit serb, është denoncuar nga gruaja e tij, ku më pas Policia ka arrestuar atë.
I dyshuari pas arrestimit nga PK-ja është liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.
Ngjarja ka ndodhur dje në Istog rreth orës 13:00
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti duke ushtruar presion psikik, ka larguar nga shtëpia bashkëshorten e tij femër K-Serbe. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt’, njofton PK-ja, transmeton GazetaAlo.