Kolektivi i parë i punëtorëve seksualë STAR-STAR, në kuadër të fushatës për shënimin e 17 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare për “Stop” dhunës ndaj punëtorëve seksualë, kanë paralajmëruar se sot në ora 12:00 do ta mbajnë Marshin e Çadrave të Kuqe, përpara shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup.
STAR-STAR dhe punëtorët seksualë kyçen në aksionin global për solidarizim ndaj punëtorëve seksualë me qëllim që të zvogëlohet dhuna dhe diskriminimin me të cilin përballet ky grup i margjinalizuar.
“Me Porosinë: “Dekriminalizim tani!” i inkurajojmë të gjithë institucionet dhe opinionin profesional që ta hapin çështjen për rregullim të punës seksuale. Ne dhe punëtorët seksualë vlerësojnë se dekriminalizimi i punës seksuale paraqet politikë më të mirë për avancimin e shëndetit, mirëqenies dhe të drejtat e njeriut të punëtorëve seksualë. Këto përkushtime bazohen në nevojat e punëtorëve seksual për mbrojtjen e të drejtave të tyre, për krijimin e kushteve të sigurta për jetë dhe punë, por edhe për parandalim të dhunës dhe eksploatimit”, thuhet në thirrje.