Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se letra e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën flitet për arritjen e një marrëveshje historike Kosovë-Serbi, tregon se qartë se Thaçi dhe Vuçiq kanë zhvilluar negociata sekrete për arritjen e marrëveshjes për caktimin e kufijve.
“Kush nuk besonte se Vucici dhe Thaçi janë takuar në mënyrë të fshehtë për të arritur marrëveshjen për kufijtë, që do t’i sigurontë Kosovës anëtarismin në Kombet e Bashkuara, letra e presidentit Trump e konfirmon këtë në mënyrë të hapur”, ka shkruar Jeremiq në twitter.
Ai thotë që tanimë jemi një hap larg arritjes së marrëveshjes historike.
E në një shkrim paraprak, ish-ministri serb, ka thënë se as Thaçi e as Vuçiq, asnjëherë nuk i kanë mohuar pohimet se ata janë takuar fshehurazi në Romë, për të zhvilluar negociata sekrete për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.