Fjalë Kyçe

Prishtinasi ther nënën e tij me thikë

Prishtinasi ther nënën e tij me thikë

Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dje në Prishtinë sepse ka therur me thikë nënën e tij.

Nuk dihet arsyeja e këtij konflikti, megjithatë ai është dërguar në mbajtje ndërsa nëna e tij në spital për trajtim mjekësor.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë nënën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.