Sot në Bruksel do të mbahet takimi i ftuar nga Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme.
Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga Kosova, Mogherini ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, nga Serbia Aleksandër Vuçiq, nga Mali i Zi Milo Gjukanoviq, kurse nga Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kryeministrat e tri vendeve. Deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave të studentëve në Shqipëri.