Fjalë Kyçe

Dhurata Hoxha nuk përmbahet, e kthen Ministrinë e Integrimeve në institucion privat

Dhurata Hoxha nuk përmbahet, e kthen Ministrinë e Integrimeve në institucion privat

Betejën Ministria e Integrimit Evropian, gjegjësisht ministrja Dhurata Hoxha, me ish Sekretarin e Përgjithshëm të MIE-së, Dardan Shashën, si duket e ka marrë si një betejë personale.

Kjo betejë ka filluar pas vizitës së Komisionarit për Zgjerim Johannes Hahn i cili deklaroi se liberalizimi i vizave mund të ndodhë me 2020.

Shasha i cili tani udhëheq me Institutin e Kosovës për Politika Evropiane, në një media në Kosovë kishte deklaruar se për dështimin për liberalizimin e vizave dikush duhet të japë dorëheqje pasi llogaridhënia duhet të jetë si vlerë dhe parim, e veçmas, Ministria e Integrimeve, Dhurata Hoxha, duhet që të japë dorëheqje.

Reagimi i Ministrisë së Integrimeve Evropiane në emër të ministres Hoxha, ka qenë i ashpër duke kaluar në nivel personal nga ai institucional.

Në komunikatën e kësaj ministrie thuhej se me largimin e Shashës nga posti i sekretarit shtetëror, është pasojë e llogaridhënies dhe vlerësimit të performancës.

“Demush Shasha ‘konsideron se llogaridhënia duhet të jetë si vlerë dhe parim’. Pikërisht me largimin e tij nga posti i sekretarit shtetëror, është pasojë e llogaridhënies dhe zbatimit të parimit të vlerësimit të performancës që kishte munguar me vite”, shkruhet në komunikatën e MIE-së, transmeton Gazeta Alo.

Në lidhje me këtë reagim personal dhe aspak institucional, GazetaAlo ka marrë edhe një qëndrim nga Demush Shasha, i atakuari nga Ministria e Integrimeve Evropiane

Shasha, reagimin e MIE-së e ka konsideruar si një tentativë për etiketime dhe linçime publike.

“Nuk kemi dashur të merremi më atë reagim pasi që ishte nën nivelin e pranueshëm të dialogimit apo debatit. Prandaj, as që jemi marrë fare me atë çështje pasi ishte tentativë për etiketime dhe linçime publike, dhe jo për debat dhe diskutim të hapur”, ka thënë Shasha për GazetaAlo.

Ai më tutje ka shtuar se nuk i ka hije institucioneve të vendosin veten në asi pozite që të merren me individ të caktuar.

“Thjesht e kemi injoruar atë çështje, pasi nuk besoj që i ka hije as institucioneve që të vendosin veten në asi pozite që të merren me individët e caktuar”, ka shtuar Shasha.

Pas dështimit të Kosovës për marrjen e liberalizimit të vizave, Ministrja Dhurata Hoxha, kishte deklaruar se nuk ndjen përgjegjësi për dështimin për liberalizim të vizave për Kosovën./Gazeta Alo/