Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se liderët e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar se nuk do të ndërmarrin veprime në kundërshtim të interesit të rajonit.
“Liderët e Bashkimit Evropian tash më shumë se kurrë duhet të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për të konsoliduar paqen dhe për të investuar në bashkëpunimin rajonal për të mirën e të gjithë njerëzve të rajonit. Lidhur me këtë çështje, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor e shfaqen përkrahjen e fuqishme për marrëveshjen e Prespës, deh arritjen e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogardit”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga zyra e Mogherinit.
Sipas kësaj komunikatë thuhet se përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë zotuar se do të përmbahen nga veprimet dhe qëndrimet që nuk janë në përputhje me interesin e rajonit.
“Ata u zotuan se do të punojnë për integrimin e rajonit në BE, në frymën e marrëdhenieve të mira fqinjësore dhe pajtimit, duke u distancuar nga të gjitha veprimet dhe qëndrimet që nuk janë të përshtatshme për interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjike të rajonit”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e lëshuar nga zyra e Mogherinit.