Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur rreth deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
Ai e ka cilësuar planin e Thaçit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë si të paqartë.
Haradinaj ka pyetur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se “ku ka shqiptar normal që s’do ta donte Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës”.
“Pyetja e vetme është: çka ke për t’i dhënë njëherë?”, është shprehur ai.
“Nëse ka vullnet Serbia (të na japë Luginën), do të isha i lumtur. Do t’i thosha jepna edhe Nishin…”, ka deklaruar Haradinaj.
“Nuk kam dëgjuar, as s’kam parë, që kanë qitur diçka në tavolinë”, ka thënë ai.
“Nëse flasin për minare të xhamive, se sa do të dalin kah Kosova, kjo është qesharake”, ka vlerësuar Haradinaj.