Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa tentoi të godiste me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Kreu i qeverisë sapo kishte marrë fjalën, kur deputeti u turr drejt foltores së Kuvendit dhe hodhi vezën.
Vetëm ndërhyrja e Gardës ka shmangur përplasjen fizike.
Deputeti Endri Hasa është përjashtuar menjëherë nga Parlamenti.