Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon nuk e dëshiron Serbinë të anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Kjo nuk është Serbia që e dua në Bashkimin Evropianë”, tha Fajon për ‘Radio Evropa e Lirë’.
Ajo beson që duhet të fuqizohet sundimi i ligjit, të mbrojë lirinë e mediave, të promovojë tolerancë dhe të ndalojë gjuhën e urrejtjes, transmeton Indeksonline.
“Ne e kritikojmë sepse duam më të mirën për Serbinë.”, vazhdoi ajo.
“Ka një hendek të madh midis asaj që Serbia ka arritur në reformat në rrugën e saj drejt BE-së dhe realiteti në atë vend.”, u shprehë politikania sllovene.
Tanja Fajon në fund të intervistës pati një mesazh për pushtetarët e Serbisë.
“Mesazhi për autoritetet është të krijojnë kushte më të mira për respektimin e demokracisë dhe për njerëzit që të shijojnë të gjitha liritë e rëndësishme dhe disa nga vlerat evropiane.”, përfundoi ajo.