1 muaj pasi u plagos në protestën që banorët e “Astirit” zhvilluan para Kuvendit të Republikës, një protestë që u shoqërua edhe me akte dhune mes tyre dhe policisë, efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ju nënshtruar para një jave një ndërhyrje kirurgjikale në Turqi.
Ajo u dërgua atje për trajtim të specializuar mjekësor, pas premtimit që i bëri kryeministri Rama teksa e vizitoi në spital, sepse një kapsollë që shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar i dëmtoi dy gishta të njërës dorë.
Mbrëmjen e së premtes ajo është kthyer në Tiranë, ku është pritur nga kolegë të saj të njësisë “Shqiponja”.