Fjalë Kyçe

Trendet e grimit për vitin 2019

Trendet e grimit për vitin 2019

Më ndërrimin e vitit, ndryshojnë edhe shumë gjëra të tjera, përcjell Klan Kosova.

Duke filluar nga trendit e veshjeve e deri tek trendit e flokëve dhe të grimit.

Kështu për këtë vit trendit e grimit janë shumë të veçanta dhe të mrekullueshme.

Nga grimerët profesional preferohet që këtë vit të përdorni lapsin e bardhë që poshtë syve dhe në fillim të syrit të përdorni nuanca të bardhë shndritëse.

Viteve të fundit vetullat preferohen të jenë më të ngjyrosura dhe të mos duken shumë natyrale, si duket kjo formë këtë vit nuk mendohet të përdoret pasi tani trendi do të jenë vetullat që duken sa më natyrale.

Buzët duhet t’i lyeni me ngjyra që kapin vëmendjen e të tjerëve , si e kuqe e mbylltë, vjollcë e mbylltë dhe e kaltër e mbylltë.

Po ashtu preferohet që kapakun e syrit ta ngjyrosni me ngjyra retro.