Një vajzë shqiptare nga goditja e një veture ka mbetur pa vetëdije dhe në gjendje të rëndë shëndetësor.
Rasti ka ndodhur dje në Obiliq në ora 03:40 të mëngjesit të hershëm, dhe ky rast nga Policia e Kosovës është konsideruar si vrasje në tentativë, transmeton Gazeta Alo.
Vozitësi dhe pasagjeri janë arrestuar, mirëpo rrethanat e ndodhjes së vrasjes në tentativë mbesin të panjohura.
Viktima gjendet në QKUK dhe është identifikuar nga prindi (babai) i saj.
Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes, për procedura të mëtejme./GazetaAlo/