Fjalë Kyçe

Një person i zhdukur, Polica në kërkim

Një person i zhdukur, Polica në kërkim

Një femër dje është zhdukur në Suharekë rreth orës 20:10 të mbrëmjes.

Ankuesi mashkull i nacionalitetit shqiptar ka njoftuar Policinë e Kosovës, se pas një zënke verbale me bashkëshorten e tij, kjo e fundit është larguar nga shtëpia dhe nuk dinë gjë për vendndodhjen e saj, transmeton Gazeta Alo.

Rasti është duke u hetuar nga Policia dhe për personin në fjalë akoma nuk dihet gjë./GazetaAlo