Me katër raste të dhunës në familje ka përfunduar 24 orëshi i fundit, nga rastet që janë lajmëruar në Policinë e Kosovës.
Në katër raste të ndryshme është dashur që të ndërhyjë Policia e Kosovës, për të marrë masat e duhura, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.
Në rastin e parë, në Gjakovë, në rrugën Sadik Stavileci, dje rreth orës 18:30, një femër shqiptare njoftuar se është sulmuar fizikisht duke u goditur me grusht në kokë nga djali i sajë i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në kontroll mjekësor –Psikiatri. Është njoftuar mbrojtësi i viktimave. Me vendimin e Prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Në rastin e dytë, një femër e komunitetit serb në Graqanicë, dje rreth orës 20:00, ka njoftuar se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i sajë mashkull serb. Viktima ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari pasi ishte në ndikimin e alkoolit (1.77 promil) me vendimin e Prokurorit , ndalohet në lokalet e stacionit Policor deri në vetëdijesim. Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.
Ndërsa, në rastin e tretë, në Prishtinë, dje rreth orës 09:50, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, me problem psikike, pasi që i njëjti fillimisht kishte dëmtuar dyert e shtëpisë e më pas kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Në rastin e fundit të lajmëruar në Polici, dje në Gjilan rreth orës 18:30 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e tij të komunitetit shqiptar. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes./GazetaAlo/