Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas qendrës evropiane të sizmologjisë, tërmeti me thellësi 1 kilometra është regjistruar në orën 09:37 minuta.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Zall Batar, 23 kilometra nga Tirana si dhe 12 kilometra nga Kruja.
Për momentin nuk njoftohet për dëme materiale apo të lënduar.