Genta Ismajli mbrëmë ka mbajtur koncert në Nju Jork.
Genta Ismajli këndoi për bashkëatdhetarët tanë në Nju Jork, e bashkë me të performoi edhe reperi i njohur shqiptar, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për reperin Gashi, i cili tashmë gëzon famë ndërkombëtare, ndërsa që të dy krijuan atmosferë të pafund në atë koncert.
Ishte Genta ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi, në të cilën shfaqet përkrah Gashit.
Kujtojmë që këngëtarja këto ditë është duke finalizuar projektin e saj të ri.