Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se taksa ndaj mallrave serbe nuk duhet të heqet, shkruan Insajderi.
Shala në T7 ka thënë se taksa është vendosur si masë reciprociteti dhe nëse Serbia e bllokon Kosovën, Kosova duhet të përgjigjet në të njejtën mënyrë
“Qeveria jonë nuk do ta heqë taksën. Çështja e taksës duhet të zgjidhet sepse duhet të vazhdohet procesi i dialogut”, ka shtuar Shala.