Fjalë Kyçe

A do të largohet Shyqiri Bytyqi nga Nisma, tregon Valdete Bajrami

A do të largohet Shyqiri Bytyqi nga Nisma, tregon Valdete Bajrami

Zyrtarja e lartë e Nismës, Valdete Bajrami ka folur për zhvillimet e fundit politike në partinë e saj.

Është folur kohët e fundit se ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, mund të largohet nga kjo parti.

“Për këtë gjë do të duhej të pyetej vet ai”, ka thënë Bajrami për Klan Kosova.

Ndërkaq Bajrami ka folur edhe për largimin e Bajram Hasanit dhe Milaim Zekës nga kjo parti.

“Nisma nuk varet nga një individ. Fryma e Nismës po përkrahet në Gjilan ku dhe ka aktivitete të shumta. Çdo mbrëmje jam me rininë, gratë… dhe fryma ka ndryshuar pozitivisht”.

Ajo ka thënë se Hasani ka pasur për qëllim dëmtimin e partisë që drejton Fatmir Limaj.

“Kanë tentuar ta dëmtojnë Nisman nuk ia kanë dalë. Është çështje individuale, mund të ndodhë edhe tash. Unë e di opsionin e Haradinajt për Bajramin. Unë dhe Limaj i dimë rrethanat si është bërë ky transfero.. Nëse na vjen rasti është mirë të ballafaqohemi dhe të shohim si kanë rrjedhur gjërat”.

Kurse për deputetin Milaim Zeka që në muajt e fundit ka themeluar parti, Bajrami ka thënë se ai kurrë s’ka qenë pjesë e tyre.

“Milaim Zeka s’ka qenë asnjëherë në Nisma. Limaj ka qenë korrekt me të në momentin e futjes në listë, por ai nuk ka pasur asnjë obligim ndaj partisë. Partitë tjera ia kanë pamundësuar futjen në listë. Por ne falënderojmë për kontributin e asaj periudhe”.