Fjalë Kyçe

A do të mbyllen shkollat pas rritjes së rasteve me COVID-19?

A do të mbyllen shkollat pas rritjes së rasteve me COVID-19?

Rritja rekorde e rasteve me COVID-19 ka bërë që të propozohet ashpërsimi i masave anti-Covid.

Masat që përfshijnë kufizimin e lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimin e orarit të punës të gastronomisë deri në orën 21:00, pritet që të miratohen sot nga Qeveria e Kosovës dhe të hyjnë në fuqi nga nesër.

Por, a parashihet edhe mbyllja e shkollave me këto masa?

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se sistemi arsimor do të vazhdojë sipas skenarëve të paraparë më herët për vijueshmërinë e mësimit.

Sipas tij, ky vendim iu takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT’in.

“Sa i përket sektorit të arsimit ekziston udhëzuesi për masat e përkohshme sa i përket COVID-19 i cili zbatohet në fushën e arsimit dhe vendimmarrja nëse një shkollë do të vazhdojë me prani fizike të nxënësve apo me cilindo prej skenarëve që janë në funksion i takon task-forcave të shkollave në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe MASHT, dhe do të jenë edhe më tutje në funksion të tri opsionet të cilat janë zbatuar deri më tani”, ka thënë Hoti./express