Fjalë Kyçe

A do të realizohet përballja e kandidatëve për Kryeministër

A do të realizohet përballja e kandidatëve për Kryeministër

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka shkuar sot në Shtime për t’u takuar me simpatizantët e partisë së tij.

Nga atje Limaj i ka ftuar edhe një herë kundërkandidatët e tij të dalin në debat.

“Ejani të dalim para popullit. Le të na sheh populli kush jemi ne”.

“Të tregojmë çka kemi me bë në ditën tonë të parë të punës”.

“Të dalim dhe të tregojmë pse duhet votuar unë dhe pse filan fisheku. Le të shohin populli, a dina me fol, a dina me shkru, a dina me qëndru”.