Jemi dëshmitar të shumë uraganeve që shkaktojnë katastrofa natyrore me viktima të shumta, të tillë janë Katrina, Sandy dhe Matthew dhe se fundmi uragani Dorian i cili u mori jetën 43 personave që po ashtu rrëzuan shtëpi, shkulën pemë me rrënjë dhe mbytën njerëz, transmeton Gazeta Metro.
Meqenëse uraganet janë të parashikueshme dhe mund të paralajmërohen, Qendra Ndërkombëtare e Uraganeve, që është themeluar më 1950, ka vendosur që uraganet të kenë një emër.
Arsyeja e emërimit të uraganeve
Thjeshtë, janë shumë më lehtë të mbahen mend se sa numrat, krijojnë lidhshmëri më të madhe, duke bërë më praktik paralajmërimin dhe dërgimin e mesazhit përmes mediave.
Kjo do të ngrejë më shumë vëmendjen si dhe të shpërndajë njoftimin në masë, teksa komunikimi ndërmjet anijeve, bazave detare, si dhe qendrave tjera është shumë më i lehtë.
Madje, ka më pak mundësi të gabimit, ndërsa përdorimi i termeve tjera dhe detajeve, do të mund të shkaktonte probleme të shumta.
Mënyra si emërohen uraganet
Qendra që ka vendosur për emërime para afro shtatë dekadash, ka përzgjedhur vetëm emra femrash, por më 1971 gjysma e tyre u zëvendësuan me emra mashkullor.
Janë gjashtë lista me emra të ndryshëm, që përzgjidhen në mënyrë alfabetike, ndërsa ndryshohen në tërësi pas gjashtë vitesh.
Emërtimet e uraganeve, cikloneve dhe tajfuneve janë zakonisht të njohur dhe të popullarizuar, por që në asnjë mënyrë nuk i përmbajnë shkronjat Q, U, X, U dhe Z.
Koha kur largohet ndonjë emër nga lista
Në rast se ndonjë uragan është shumë shkatërrues, emri tij eliminohet nga lista, pasi do të ishte e pandjeshme të përdoren sërish.
Deri më tani janë larguar Katrina, Sandy dhe Mathew, ndërsa sipas të gjitha gjasave do të hiqet edhe Dorian.