Me siguri e keni vënë re se disa nga videoklipet e fundit të këngëtarëve shqiptarë janë xhiruar në një liqen ngjyrë rozë mahnitës. Ishte Poni në fillim që xhiroi videoklipin e saj “Njësoj” në këtë liqen rozë.
Më pas fashionistja Odeta Banushaj që realizoi një set fotografik në këtë liqen. Ndërsa së fundmi Ingrit Gjoni ka xhiruar videoklipin e ri pikërisht në këtë vend, shtrirë në një shtrat mes liqenit.
Ky liqen rozë nuk ndodhet jashtë vendit, siç mund të mendonit, por në Shqipëri dhe shumë pranë nesh.
“Iconstyle” bën të ditur se liqeni rozë ndodhet në Vlorë, në vendin e quajtur Kriporet e Nartës që krijohet kur thahet uji dhe mbetet vetëm kripa.