Të gjithë kanë përshtypjen se arinjtë janë adhurues të mëdhenj të mjaltit duke i paramenduar ata me putrat e tyre gjigante pas një kavanozi të mbushur me mjaltë. Dhe këto përshtypje nuk janë të gabuara, transmeton Gazeta Metro.
“Arinjtë e duan mjaltin dhe tërhiqen nga bletët,” shkroi Elizabeth Manning, specialiste arsimi për shtetin e Alaskës. “Por ndryshe nga Winnie Pooh që e keni parë në filmat vizatimorë, arinjtë hanë më shumë sesa mjaltë. Ata gjithashtu do të konsumojnë bletët dhe larvat brenda kosheres, të cilat janë një burim i mirë i proteinave.
Nëse po pyesni veten: A nuk marrin sulme nga ana e bletëve arinjtë kur ata tentojnë ti hanë ato? Përgjigja është po. Sipas Qendrës së Arushave të Amerikës së Veriut: “Arinjtë durojnë gjithqka nga ana e bletëve vetëm e vetëm për të marrë atë që ata dëshirojnë.’’ Bletët e mëdha i sulmojnë arinjtë në vesh dhe në fytyrë, por kanë një vështirësi të depërtojnë në lesh në pjesën tjetër të trupit. Pasi arinjtë marrin mjaltë, ata nxitojnë larg dhe i shkundin bletët nga leshi i tyre ashtu si tundin ujin.
Me fjalë të tjera: arinjtë mendojnë se kjo ia vlen, gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha për bletarët në të gjithë botën. Në vetëm pesë muajt e parë të 2018, arinjtë dëmtuan më shumë se 370 koshere bletësh në të gjithë Finlandën dhe pjesë të Estonisë, duke detyruar qeverinë e Finlandës të dhurojë 143,000 dollarë për fermerët, jetesa e të cilëve ishte shkatërruar së bashku me kosheret e tyre.