Fjalë Kyçe

A është koalicioni i pamundur me VV-në? Flet Lutfi Haziri

A është koalicioni i pamundur me VV-në? Flet Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në T7 se lidhja e koalicionit me VV’në ende ka mundësi të ndodhë, para datës 4 shkurt.

“Koalicioni është i mundur, por ka vështirësi”, ka thënë Haziri.

Ai tutje ka shpjeguar edhe problemet që kanë qëndrojnë si pengesë për lidhjen e këtij koalicioni.

“Ka probleme me ndarjen e përgjegjësisë”, ka shpjeguar ai.

“E kemi vendosur standardin se partia që fiton e ka kryeministrin. VV gaboi kur e hodhi në votim kryeparlamentarin, por edhe ne me votimin bllanko të tij”.

VV sot ka kërkuar nga që të thirret Kuvendi me datën 3 shkurt, dhe të hidhet në votim qeveria e re.