Fjalë Kyçe

A është koha që Llapi t’ia bëjë sefte fitores në Evropë?

A është koha që Llapi t’ia bëjë sefte fitores në Evropë?

Nënkampionët e Kosovës e zhvillojnë sot duelin e kthimit në Conference League ndaj danezëve të Brondby IF, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e dytë eliminator.

Llapjanët pësuan me rezultat të thellë në ballafaqimin e parë 6-0 dhe gjasat për ta vazhduar garën janë thuajse zero, megjithatë përballja në “Zahir Pajaziti” mund t’u shërbejë atyre që të paktën të synojnë fitoren e parë, prej që kjo skuadër merr pjesë në kompeticionet ndërkombëtare, raporton klankosova.tv.

Deri tani ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka zhvilluar shtatë ndeshje në Evropë, prej të cilave ka marr 2 barazime dhe 5 humbje.

Në edicionin 2021/2022 Llapi u takua me Shkupin në rrethin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League, ku në Prishtinë barazoi 1-1, ndërsa si mysafir pësoi 2-0.

Në fazën e njejtë dhe me rezultat të njejtë, një vit më pas humbi edhe nga Buduçnosti në Podgoricë, kurse në “Fadil Vokrri” barazoi 2-2, njofton klankosova.tv.

Këtë edicion skuadra nga Podujeva luajti raundin e parë në eliminatoret e Europa Ligës, ku pësoi në të dyja duelet nga polakët e Wisla Krakow (2-0 dhe 2-1).

Ky eliminim i vuri përballë 11 herë kampionëve të Danimarkës në Ligën e Konferencës, duke pësuar 6-0 në të parin ballafaqim, kurse sot në stadiumin e tyre, llapjanët zhvillojnë ndeshjen e kthimit.

Llapi – Brondby fillon në orën 17:00!