Egzona Muçiqi mund të themi lirshëm se është nusja më e dashur për publikun.
Se vazhdon të jetë e tillë, kjo dëshmohet nga fakti se emri saj thuajse për ditë është temë kyçe në mediat rozë, shkruan Kosovarja.
E, është vet ajo e cila me apo pa qëllim, me lëvizjet dhe postimet e saj atraktive kujdeset që ta mbajë në nivel ende këtë pozitë.
Postimet e saj qofshin nga përditshmëria apo raste të veçanta, tërheqin menjëherë jo vetëm vëmëndjen e mediave, por edhe të publikut.
Madje, ajo nuk heziton të ndajë edhe imazhe të fustaneve që i prezenton nga biznesi saj.
Pikërisht, sot Egzona nuk ka hezituar të prezantojë sërish njërin prej tyre. Me shumë gjasë ky është fustani më përrallor që na ka prezantuar ndonjëherë Egzona.