Fjalë Kyçe

A i bëri Unikkatili “diss” Feros dhe Dudës?

A i bëri Unikkatili “diss” Feros dhe Dudës?

Sonte rep-artisti shqiptar Unikkatil ka publikuar këngën e tij të re.

Kjo këngë titullohet “Po eci”.

Menjëherë pas publikimit të këngës, në rrjetet sociale ka nisur të komentohet nëse reperi Unikkatil i ka gjuajtur disa “kunja” drejt reperëve Fero dhe Duda, të dy me prejardhje nga Gjilani.

Deri sa Fero dhe Duda në intervistat e tyre dhe në rrjete sociale e kishin quajtur Unikkatilin “picamen”, duke aluduar se reperi në fjalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punonjës në piceri, ky i fundit i është përgjigjur këtyre deklaratave përmes këngës së fundit shkruan lajmi.net

“Mu picamen? S’je n’veti jo. Qato nuk kom folë se shihet me kohë. Vlej do milion p***, ti as ni trohë. Çka merr n’koncert ti unë lypasv’ i dho”, ka thënë ndër të tjerash Unikkatili në këngën e re.