Fjalë Kyçe

A i pengon të jetojë me vjehrrën? Fifi befason me përgjigjen

A i pengon të jetojë me vjehrrën? Fifi befason me përgjigjen

Fifi tregon se a i pengon të jetojë me vjehrrën.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun mbrëmë ka hapur një pyetësor në Instagram.

Kështu ndjekësit kanë pasur mundësinë të realizojnë një mini intervistë me Fifin, shkruan “Kosovarja”.

Pyetjet që iu adresuan ishin të shumta, kryesisht pati më shumë rreth peshës, jo pse u dobësua si u dobësua e të tilla.

Por nuk munguan as ato të jetës private.

Duke qenë se njihet si njëra ndër këngëtaret më transparente me përgjigje, ajo nuk hezitoi të përgjigjet me sinqeritet.

Njëra ndër pyetjet ishte se a do të jetoje në një shtëpi me vjehrrën?

“Andërr e kom me e pas vjehrren shoqe dhe normalisht që do jetoja me kënaqësinë më të madhe n’botë”, është përgjigjur Fifi.

Po si thoni a do ndërrojë mendim pas martesës?