Fjalë Kyçe

A i tha Veselit “Qenef mashkull” ? Tregon Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka mohuar se i është drejtuar me fjalët “qenef mashkull”, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, megjithëse ka thënë se nuk e di dhe se nuk i kujtohet.

I pyetur nga gazetarët, Haradinaj ka thënë se “nuk e di për cka ka qenë tema”.

“Për besë nuk më kujtohet. S’po di a e kam thanë, nashta e kam thanë, ka qenë kah dalja atje, nuk e di për çka ka qenë tema”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, më shumë se asnjëherë tjetër, partnerët e koalicionit, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, dje (më 17 shkurt) janë parë të nervozuar me njëri-tjetrin.

Kur fjalimet përfunduan, Haradinaj nuk u përshëndet me të pranishmit dhe zgjodhi të dilte nga salla ndaras.

Por, kur Haradinaj bëri disa ofendime me gjasë mund t’i jetë referuar Kadri Veselit, me të cilin u pa i nervozuar gjatë tërë seancës. “Ma qenef mashkull në jetë…”, kishte thënë Haradinaj.