Fjalë Kyçe

A ka operacione plastike Teuta Selimi

A ka operacione plastike Teuta Selimi

Teuta Selimi, ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN”.

Kjo puntatë e “Shiko Kush LUAN” bëri bashkë emra shumë të njohur e të dashur për publikun.

Një ndër ta ishte edhe këngëtarja Teuta Selimi. Gjatë emisionit Teuta tregoi se është shumë sportive si natyrë duke u argëtuar me lojrat e duke bërë batuta.

Në lojën e fundit që ka pyetjet më “pikante” nuk mund të shpëtonte pa u ngacmuar për një detaj që është diskutuar në media përsa i përket ndërhyrjeve estetike dhe ndryshimeve në portretin e saj.

“Po është e vërtetë që kam bërë ndërhyrje. Kam ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe kam bërë thonjtë me xhel” – duke mohuar kështu çdo thashethem që lidhet me këtë.

Ndryshe Teuta sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Ja Fala”. Kënga është një baladë dashurie dhe erdhi e realizuar me videoklip.