E ardhmja e shtrëngimit të duarve mbetet e pasigurt.
“Unë nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë duart përsëri, që të jem i sinqertë me ju,” tha Dr Anthony Fauci, një anëtar i spikatur i ekipit anti-koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, në muajin prill.
Udhëzimet për distancimin social ka të ngjarë të qëndrojnë në fuqi për një kohë të gjatë, veçanërisht për njerëzit në nevojë si të moshuarit dhe ata me sëmundje të tjera shoqëruese, si sëmundjet e mushkërive, mbipesha dhe diabeti.
Kjo mund të krijojë atë që Stuart Wolf, kryetaripër Integrimin Klinik dhe Operacionet në Dell Medical, e quan një “distopi fantastiko-shkencore”, ku shoqëria do të ndahej në ata që mund të preken dhe ata që duhet të qëndrojnë të izoluar. Kjo mund të krijojë pasoja të rënda psikologjike, shton ai.
“Zakonet zor se vdesin. Nga ana tjetër, zakonet dhe normat sociale mund të ndryshojnë kur konteksti social dhe ekonomik dhe, në këtë rast, konteksti shëndetësor ndryshojnë”, thotë Elke Weber, profesor i psikologjisë dhe çështjeve publike në Universitetin Princeton.
Tashmë ka shumë mundësi jo-kontakti. Për shembull, përkulja është praktikuar shumë gjerësisht në të gjithë botën dhe është marrë si arsye për më pak vdekje për shkak të koronavirusit në Tajlandë. Pastaj ka sinjale të dorës, tundja e kokës, e qeshura dhe e buzëqeshura që nuk përfshijnë kontakt fizik.
Ndërsa shmangia e sëmundjes është një pjesë thelbësore e mbijetesës njerëzore, po kështu është edhe të jetuarit e jetës komplekse sociale, thotë Arthur Markman, profesor në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Teksasit në Austin.
“Ndoshta do të fillojmë duke u përqëndruar më shumë në rutinat e larjes së duarve, sanitizimin e duarve dhe strategjitë për të mos prekur fytyrën, sesa heqjen dorë nga kontakti,” thotë ai. “Shqetësimi i vërtetë është që ne do të zhvillojmë një normalitet të ri, i cili nuk ka prekje, dhe kështu ne nuk do ta kuptojmë atë që na mungon, duke mos pasur ndonjë kontakt me njerëzit në rrethin tonë social.”, shton Markman.