Fjalë Kyçe

A po i dëmton taksa raportet Kosovë-ShBA, tregon profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare

A po i dëmton taksa raportet Kosovë-ShBA, tregon profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomati Lisen Bashkurti, ka bërë me dije se mospezullimi i taksës ndaj produkteve të Serbisë nuk dëmton aspak raportet Kosovë – ShBA.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se kjo taksë si masë mbrojtëse e Kosovës ndaj ofensivës diplomatike serbe duhet të mbetet në fuqi.

Bashkurti ka thënë se diplomacia e Kosovës duhet të jetë shumë më aktive në nivele ndërkombëtare për të përdorur argumente konkrete dhe të besueshme në mbrojtje të politikës së vet rreth taksës prej 100 përqindësh.

“Diplomacia e Kosovës duhet të tregojë se Serbia është faktori kryesor që është duke penguar dialogun me Kosovën”, ka theksuar Bashkurti.

Taksa nuk dëmton raportet Kosovë-ShBA