Ivan Rakitic po lidhet me një largim në verë nga Barcelona.
Ivan Rakitic duket se nuk është në planet e Barcelonës, mirëpo agjenti i tij ka reaguar në lidhje me ato raportime.
Agjenti i kroatit ka thënë se ajo gjë nuk do të ndodhë, pasi lojtari është i lumtur në Spanjë.
“Ivan dëshiron të largohet nga Spanjë në verë? Kjo gjë është e pamundur”, ka thënë shkurtazi agjenti i Rakiticit, përcjell lajmi.net.
Kroati është në radarin e Chelsea dhe Interit, andaj Barcelona me gjasë do ta shet atë nëse merr një ofertë rreth 40 milionë euro.