Fjalë Kyçe

A pritet të flitet për marrëveshje Kosovë-Serbi në takimin e Berlinit? Flet Haradinaj

A pritet të flitet për marrëveshje Kosovë-Serbi në takimin e Berlinit? Flet Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai aty ka folur edhe për mundësinë që në takimin e 29 prillit në Berlin me delegacionin serb të diskutohet për një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, shkruan lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se ky nuk është një takim bilateral mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ai nuk ka parashikime për ndonjë marrëveshje eventuale.

Ky nuk është takim bilateral është takim i gjerë ku janë edhe liderët tjerë. Tavolinë e përbashkët është procesi i Berlinit. Mendoj që është shumë me peshë sepse në të kaluarën këto takime i kanë kryesuar presidencat e BE-së ndërkaq që tani kryesohet nga kancelarja Merkel”, ka thënë ai.

“Unë nuk kam parashikim për ndonjë marrëveshje eventuale. Ju e dini që për marrëveshje ne e kemi votuar një ekip negociator”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se me 29 prill në Berlin do të mblidhen të gjithë liderët e Ballkanit, ku të pranishëm do të jenë edhe ata të Serbisë dhe Kosovës.