Fjalë Kyçe

AAK-ja do ta padisë sot komunën e Pejës

AAK-ja do ta padisë sot komunën e Pejës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, sot do të dorëzojë një Kallëzim Penal në Prokurorinë e shtetit në Pejë.
Përmes një njoftimi për media, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se ky kallëzim Penal ka të bëj me dyshimet e këtij subjekti politik për keqpërdorimin e parasë publike të qytetarëve të Komunës së Pejës dhe lidhur me kryerjen e disa veprave penale të tjera, nga ana e personave kompetent të Komunës së Pejës.

“Për më tepër mbetet punë e Prokurorisë, që të veproj konform neneve 102 dhe 104 të kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e AAK-së.