Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në seancën e sotme i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që ta bëjë vaksinimin të obligueshëm.
Dreshaj ka kërkuar po ashtu që të hapet kufiri me Shqipërinë pasi sipas tij “Kërkimi i dozës së tretë nuk është i qëlluar se virusin e kemi brenda”.
Ai shtoi se kërkimi i pasaportës së vaksinimit në qendra tregtare shkolla e lokale, e kjo nuk po bëhet në Kosovë.
“shteti duhet të shikojë se si po respektohenmasa e jo të ketë masa të ashpra shtesë. Ministër hapni kufirin, sidomos me Shqipërinë. Moshën deri në 12 vjeç nuk i kemi te futur as në planin e vaksinimit. Masat që duhet të merren tash e tutje duhet të jenë të marra nga gjendja në vend me situatës, andaj nga këto masa shtrënguese nuk pritet qe të kenë efekt. Dalja nga kjo situatë është vaksinimi i sa më shumë personave. Duhet me i dallu të vaksinuarit nga të pavaksinuarit. Ju rekomandoj që vaksinimin ta bëni obligativ, sidomos në institucione publike”, ka thënë ai, përcjell indeksonline.